“Tallava që po përdoret publikisht”, Neritan Liçaj: Qytetarët duhen ndërgjegjësuar, jo terrorizuar

schedule15:04 - 23 Mars, 2020

schedule 15:04 - 23 Mars, 2020

Në një lidhje më “ABC News” aktori Neritan Liçaj ka treguar se si po e përjeton karantinën. Tashmë të izoluar si shkak për të parandaluar virusin dhe

“Jemi të karantinuar, pavarësisht se kam vizionet e mia për ekzagjerimin e rregullave. Nuk jam pro kësaj tallavaje që po përdoret publikisht.

“Jemi katër veta në familje. Jam familjar i mirë. Djemtë e mi nuk kanë rrjete sociale, nuk i kam lejuar. Janë ende humb të rinj. Bëjmë punë si prind, çdo informacion për ta është i kontrolluar sepse dua ti ndërgjegjësoj dhe jo ti terrorizoj”, u shpreh Liçaj.

Ndërsa sa i përket masave të vetëizolimit ai theksoi se po zbaton udhëzimet që po jep OBSH. “Njerëzit duhet të ndërgjegjësohet dhe ti krijohet panik. Duhet ndërgjegjësuar, jo terrorizuar. I vetmi që po shkel ligjin është kryeministri”, tha më tej aktori./abcnews.al