Në kuadër të festës së Fiter Bajramit, duke filluar nga kjo e dielë talibanët kanë shpallur armëpushim treditor me qeverinë afgane. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ky armëpushim erdhi pas shtimit të sulmeve kundër trupave qeveritare në javët e fundit.
Presidenti afgan, Ashraf Ghani, e mirëpriti njoftimin e grupit militant dhe tha se edhe ushtarët e Afganistanit do t’i respektojnë pikat e këtij armëpushimi. Armëpushimi treditor pritet që ta shtojë shpresën për një ulje më të gjatë të dhunës në vendin e rrënuar nga lufta.
Sidoqoftë, një armëpushim i ngjashëm ishte shënuar edhe në vitin 2018, por ai nuk kishte zgjatur edhe pas festës. Zëdhënësi i talibanëve tha se ky armëpushim është shpallur vetëm për Fitër Bajram, që shënon fundin e Ramazanit, muaj i shenjtë për myslimanët./abcnews.al