“Talentin ma zbuloi mamaja”/ Nga recitimi i parë në Bashkinë e Lushnjes në skenën e Teatrit Kombëtar, rrëfehet Margarita Xhepa

schedule10:42 - 3 Prill, 2024

schedule 10:42 - 3 Prill, 2024

Aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa, vjen në 90 vjetorin e lindjes,  me një rrëfim të ndjerë në emisionin Pas Mesnatë në ABC Neës.

Xhepa thotë se talentin ia zbuloi e ëma, ndërsa recitontë poezitë e shkollës në shtëpi, ndërsa recitimin e parë e kreu në Bashkinë e Lushnjes, qytet edhe ku është lindur.

“Mamaja ishte e bukur në shpirt, në mendje, jo vetëm e mencur. Ajo më dëgjonte në shtëpi ndërsa thoja poezitë përmendësh, që na jepnin në shkollë për të mësuar. Bashkë me mua i thonin edhe dy motrat e mia, por mamaja më kthente mua gjithmonë e më thoshte “Rita ma thuaj edhe një herë poezinë tënde se këto dy të voglat sikur s’i thonë aq mirë”. Aty m’u krijua një besim.

Për herë të parë recitova në bashkinë e Lushnjes poezinë e poetit shqiptar Aleks Caci. Në atë moshë nuk e dija ku do shkonte gruaja shqiptare,por në këtë moshë unë po e shoh me kënaqësi ku ka arritur gruaja shqiptare, ndodhet në majat më të larta të politikës. Është kënaqësi e madhe.

Me punën time më është dashur të gjej të vecantat e cdo roli Deri në 40 vjec kam luajtur vajzat, pastaj preka rolet e nënave tona të mrekullueshme, të një durimi të jashtëzakonshme, që harronin veten për familjen për punën” rrëfen Xhepa, ndërsa kujton fillimet e saj në Teatrin Kombëtar.

“Kur shkova te dera e Teatrit, vjen aktori i paharruar Lazër Filipi, tha ‘c’është ajo vajzë si zogu i trum që rri atje’, dhe m’u afrua thash pres Pandi Stillon. Më pritën me buzëqeshje, por mbi të gjitha kur bëra rolin e parë pash ngrohtësinë, pritjen sikur më dhanë zemër. Ishte fat i madh që hyra në atë kolektiv. Kohë e artë, fituam dashurinë e spektatorit.” shprehet ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!