Arinaldo Rrapaj është afrimi i radhës te Partizani. Mesfushori vlonjat ishte piketuar që sezonin e shkuar, por bllokimi i merkatos e detyroi të kalonte nga Flamurtari te Skënderbeu.
Rrapaj njihet mirë nga trajneri Ilir Daja, i cili i ka besuar në Vlorë në moshë të vogël. Mesfushori nuk ka pritur klubin për ta zyrtarizuar dhe e ka njoftuar vetë kalimin te Partizani.
Mjafton të shikosh profilin e tij në Instagram, ku Rrapaj në “bio” ka shtuar se është pjesë e Partizanit. Më parë Partizani ka zyrtarizuar Herald Markun, Emiljano Mustën dhe Dajan Shehin. / abcnews.al