Talenti premtues i Milanit: Një ditë do të rikthehem në “San Siro”

schedule13:57 - 18 Nëntor, 2020

schedule 13:57 - 18 Nëntor, 2020

Mesfushori i Spezia, Tommaso Pobega, e ka pranuar se një ditë dëshiron të rikthehet te Milani. Lojtari është pjesë e kuqezinjve, por ata e kanë huazuar për t’i dhënë mundësinë për të luajtur më shumë. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, 21-vjeçari tregon për fëmijërinë e tij si dhe tregon më shumë rreth golit të tij të parë në Serie A.

“Kur kam qenë fëmijë kam qenë një tifoz i Juventusit. Në vitin 2012 ndeshja mes Cagliarit dhe bardhezinjve u zhvillua në Trieste, ku unë isha një ndihmës topash në fushë. Atë mbrëmje, Juvja e Antonio Contes fitoi kampionatin. Më pas në moshë 14-vjeçare u transferova në Milano. Në Trieste unë isha një yll, por me kuqezinjtë nuk luajta shumë”, deklaron italiani.

 

“Konvikti im ishte shumë afër me stadiumin. Madje nga dritarja mund t’a shikoja “San Siron”. Kur kam qenë i vogël lojtari im i preferuar ka qenë Bastian Schëeinsteiger, pasi më pëlqente mënyra se si ai lëvizste në fushë. Goli i parë në Serie A? ishte pikërisht kundër Buffon. Ështe paksa e çuditshme, pasi ai është 42 vjeç ndërsa unë 21, pra dyfishi i moshës sime”.

“Para se t’u largoja nga Milani për te Spezia në huazim, Malidni më uroi fat dhe më inkurajojë të punojë shumë, pasi një ditë do të rikthehesha atje. Dhe dëshira ime ajo është. Ata janë një ekip i shkëlqyer, të gjithë i dinë detyrat e tyre në fushë. Kur luajta me Spezian në një “San Siro” pa tifozë ishte me të vërtetë një ndjesi jo e mirë”, përfundon Pobega. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!