Talenti viking, Hauge: Milani klub i madh, do të më pëlqente të luaja me ta

schedule21:38 - 25 Shtator, 2020

schedule 21:38 - 25 Shtator, 2020

Jens Petter Hauge është emri i fundit që qarkullon si një përforcim për Milanin. 20-vjeçari i talentuar është pjesë e Bodo/Glimt, ekip që po dominon kampionatin norvegjez të futbollit me 16 pikë më shumë se vendi i dytë.

14 gola dhe 9 asiste numëron sulmuesi i majtë në Eliteserien, teksa ka shënuar edhe tre gola në Europa League. Të fundit e realizoi në sfidën e humbur 3-2 ndaj kuqezinjtë në “San Siro”, pas një goditje fantastike me të djathtën.

Drejtuesit e Milanit mbetën të mahnitur nga cilësitë e sulmuesit nordik dhe kanë nisur menjëherë bisedimet me agjentin e tij. Hauge ka folur rreth interesimit të klubit të famshëm italian në një prononcim për TV2.

Nuk e mbaj mendjen te zërat e merkatos, por sigurisht që Milani është një ekip ku do të doja të luaja. Po flasim për një nga klubet më të mëdha në planet, e shijova në maksimum stadiumin e tyre dhe qytetin e Milanos.

Vlerësimi i trajnerit Pioli? Kënaqësi dhe diçka argëtuese. Është kënaqësi të biesh në sy dhe të vlerësohesh për cilësitë që zotëron. Elozhet i marr si motivim për t’u përmirësuar më shumë“, deklaron Hauge. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!