Një i ri nga Lezha ka kënaqur artdashësit me ekspozitën e tij me 15 piktura. Ai nuk ka ndjekur ndonjë shkollë arti, por ishte një mësues pikture që zbuloi talentin.
“E kam parë këtë në kopertinen e librit dhe kam vendosur të bëj pikturë”.
Nga Torovica e Lezhës, Vilson Nika nuk i përket asnjë shkolle arti por e do pikturwn.
Ëord Vizion i afroi penel dhe bojra dhe 19 vjeçari u dha nga talenti i tij. Punimet u ekspozuan në qendrën kulturore të Fëmijëve dhe vlerësimi ishte maksimal.
“Kjo është piktura ime e fundit e realizuar vetëm para 2-3 ditësh dhe këtë e kam parë nga interneti”.
Familja sakrifikoi për t’i dhënë shtysa të riut Nika edhe pse nuk mundi dot të shkonte në shkollën e artit “Prenk Jakova” në Shkodër.
“Kam dëshirë më ba një konkurs me provu në ça niveli jam dhe me bërë diçka për në shkollë të lartë:”
Kelvin Pjetri është mësuesi që identifikoi talentin e tij. Nga pikturat e murit tek forma e saktë ishin arsyet që sollën mbështetjen.
Kelvin Pjetri, Mësues Pikture: Një artist së pari dueht ta konceptojë në kokë si mund të realizohet dhe pastaj ta hedhë në fletë. Kjo punë do një angazhim të madh, do kohë të gjatë dhe unë u çudita me Vilsonin sesi ia kishte arrit, thjesht dëshira dhe shikimi nëpër libra dhe mendova që ky është talent i lindur”.
Vështirësitë për të vijuar pasionin e tij kanë qenë të shumta dhe në momentin që i dhanë mundësi të prezantohet denjësisht. Peisazhi dhe ngjyrat janë lidhja e fortë e tij me pikturën.
“Më shumë jam i përkushtuar me peisazhet”.
Prej 1 viti, Vilson Nikes i janë mundësuar mjete pune dhe kushte që ai të shpalose atë që di të bëjë. Ai i ka vënë ato në përdorim të mirë dhe u prezantua me 15 piktura me tematikë të miksuar ku dominon subjekti i historise dhe natyrës. /abcnews.al
Gazetar i ABC News, Lezhë: Gjergji Figuri