Chelsea ende nuk e ka gjetur një qendërsulmues tipik dhe Abramovic është gati të derdhë të tjerë milionë për të sjellë një lojtar të nivelit të lartë në “Stamford Bridge”.
Shënjestra është Erling Haaland, që ka një klauzolë prej rreth 75 milionë eurosh për t’u larguar nga Borussia Dormtund, shifër lehtësisht e arritshme nga një klub si Chelsea.
Por ka një problem, Tammy Abraham nuk ka ndërmend të rinovojë për sa kohë klubi po kërkon Erling Haaland. Ai e ka bërë të qartë vendimin e tij, teksa Chelsa tani po mendon të mbajë Giroud. Kontrata e Abraham përfundon në verën e vitit 2023 dhe largimi mund të ndodhë që në këtë verë. /abcnews.al