Talenti argjentinas i Juventusit, Cristian Romero, u bë i njohur në Itali kur u transferua te Genoa, në verën e 2018-ës. Vetëm një sezon i mirë dhe “Zonja e Vjetër” siguroi shërbimet e tij, por e la në skuadrën kuqeblu në formë huazimi, në mënyrë që rritja e tij të vazhdonte gradualisht.
22-vjeçari ka rrëfyer një histori shumë të bukur, në ndeshjen e tij debutuese me Genoan, pikërisht kundër Juventusit: “Sapo kisha ardhur në Itali dhe deri në atë periudhë, nuk kisha luajtur me apo kundër futbollistëve të mëdhenj.
Por sapo pashë Cristiano Ronaldon dhe Paolo Dybalan, kuptova se jam në një nivel shumë më të lartë. Jeta ime ndryshoi kur i dhashë dorën Dybalas dhe Cristiano Ronaldos. Kisha një motivim për t’i ndaluar të gjithë dhe për të treguar aftësitë e mia”. Në atë ndeshje Romero bëri një paraqitje të shkëlqyer dhe u shndërrua në një titullar të padiskutueshëm./abcnews.al