Në Angli, luajnë dy futbollistët e talentuar shqiptar, Armando Broja dhe Armando Dobra. Të dy futbollistët kuqezi kanë gjetur rrjetën sot për skuadrat e tyre. Broja bëri një ndeshje shumë të mirë për Chelsea U-23 përballë rivalëve të Tottenham U-23.
Sulmuesi i Shpresave kuqezi ishte autori i golit të vetëm në këtë sfidë, duke i dhënë fitoren Chelseat në minutën e 82-të të takimit. Kjo fitore, e ngjiti Chelsean në krye të Premier League 2.
Edhe Armando Dobra, gjeti rrjetën në fitoren 1-3 të ekipit të tij, Ipsëich U-23 përballë Charlton U-23. Dobra shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, në minutën e 83-të./abcnews.al
Full Time: Tottenham Hotspur 0-1 Chelsea. Broja’s blockbuster takes Chelsea back to the top of the #PL2 table, still unbeaten in the league, still keeping London very much Blue.
— Chelsea Youth (@chelseayouth) January 6, 2020