Talentet shpëtimi i Chelsea, tani edhe Armando Broja llogaritet

schedule12:39 - 23 Maj, 2020

schedule 12:39 - 23 Maj, 2020

Është një nga talentet e mëdhenj të klubit. Armando Broja ka mbërritur në kohën e duhur te Chelsea dhe madje jo vetëm ai, por edhe gjashtë djem të tjerë të rinj. Blutë e Londrës pritet të kenë një verë të vështirë dhe trajneri Frenk Lampard mendohet të mos ketë në dispozicion shuma të mëdha financiare për të forcuar skuadrën, por për fat, ka 7 yjet e rinj.

Mediat londineze shkruajnë se klubi i pronarit Roman Abramovich mund të ndihmohet shumë nga aktivizimi i prodhimeve të Akademisë. Njëri prej tyre është pikërisht sulmuesi shqiptar, i cili pritet të jetë shpejt pjesë e kombëtares.

Armando Broja është 19 vjeç dhe e ka bërë më në fund debutimin në ekipin e parë të Çelsit, në fitoren 4-0 arritur në Premier Ligë ndaj Evertonit. Ai ka shkëlqyer në ekipet e moshave të bluve, duke shënuar gola e ndihmuar shokët.

Broja firmosi kontratën e parë si profesionist vetëm pak muaj më parë, ndërsa trajneri Lampard deklaroi se shqiptari bën pjesë, madje seriozisht, në planet e tij për të ardhmen. Bashkë me të, janë edhe talente të tjerë si Billi Gilmor, Konor Gallaher, Trevoh Çalobah, Natan Bakster, Tino Anxhorin apo Ian Matsen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!