Premier League është në një periudhë lulëzimi të saj dhe klubet kanë mundur të marrin disa nga lojtarët më të mirë në glob, por edhe të nxjerrin talente cilësorë nga akademia.
Të rinjtë kanë qenë shumë aktivë në këtë sezon, aq sa mediet kanë nisur t’i krahasojnë statistikat dhe cilësitë e tyre. BT Sport rendit lojtarët nën moshën 21 vjeç më produktivë në Premier League.
Nuk kishte kush të “mbretëronte” tjetër veç talizmanit të Manchester Cityt, Phil Foden. 20-vjeçari, që sipas Transfermarkt vlen 60 milionë euro (City nuk do e shiste as për një pus nafte), ka kontribuar në 20 gola këtë sezon.
Ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 9 asiste në 36 ndeshje. Në vendin e dytë është me 12 kontribute është Bukayo Saka një tjetër zbulim i madh, që është në pronësi të Arsenalit.
Në të tretin është një tjetër talent nën patronazhin e Pep Guardiolës, Ferran Torres. Ai ka kontribuar në 11 gola dhe ka treguar se mund të bëjë shumë më shumë. Dy të fundit me nga 10 kontribute janë Kai Havertz i Chelsea dhe Pedro Neto i Wolves. /abcnews.al