Talebanët: Ministrat i kemi gati, javën tjetër shpallim qeverinë e re

schedule22:24 - 28 Gusht, 2021

schedule 22:24 - 28 Gusht, 2021

Talebanët do të njoftojnë qeverinë e re të Afganistanit javën e ardhshme. Zëdhënësi Zabihullah Mujahid i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se zyrtarët tashmë janë emëruar për të menaxhuar institucionet kryesore, përfshirë ministritë e shëndetit dhe arsimit publik dhe bankën qendrore. Zëdhënësi më pas tha se problemet ekonomike do të lehtësohen sapo qeveria të marrë detyrën.

Ndërkohë që trupat amerikane filluan tërheqjen e tyre nga aeroporti i Kabulit, njoftoi të shtunën Pentagoni, pas një operacioni për më shumë se dy javë në përpjekje për të nxjerrë nga Afganistani shtetasit amerikanë dhe aleatët e tyre afganë të cilëve iu rrezikohet jeta nën drejtimin e talebanëve.

Një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se kishte më pak se 4000 trupa të mbetura në aeroport, nga 5800 që u dërguan për misionin e evakuimit. Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby më vonë u konfirmoi gazetarëve se tërheqja kishte filluar, por nuk pranoi të jepte një numër sa forca amerikane ishin ende në Kabul./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!