Talebanët marrin nën kontroll provincën në veri të Afganistanit

schedule23:32 - 10 Gusht, 2021

schedule 23:32 - 10 Gusht, 2021

Talebanët kanë marrë sonte kontrollin e kryeqytetit të provincës Baghlan në veri të Afganistanit, thanë zyrtarët.

Pul-e Humri, 200 km në veri të Kabulit, është kryeqyteti i tetë krahinor afgan që bie nën kontrollin e kryengritësve në vetëm pesë ditë.

“Talebanët tani janë në qytet, duke ngritur flamurin e tyre në sheshin kryesor dhe në zyrën e guvernatorit ,” tha Mamour Ahmadzai,  ligjvënës nga provinca Baghlan, kryeqyteti i të cilit është Pul-e Humri. g.v/abcnews.al