Talebanët kryen një ekzekutim të dyfishtë publik në Afganistan

schedule15:19 - 22 Shkurt, 2024

schedule 15:19 - 22 Shkurt, 2024

Talebanët kryen një ekzekutim të dyfishtë publik të enjten në një stadium në Afganistanin juglindor dhe mijëra njerëz panë vrasjen e dy të dënuarve, të cilët u qëlluan nga familjet e viktimave.

Gjykata e Lartë e Talibanëve vendosi se të dy ishin përgjegjës për vdekjen me thikë të dy personave në sulme të veçanta, sipas njoftimit të gjykatës, raportoi AP.

Deklarata gjithashtu thekson se tre gjykata më të ulëta dhe udhëheqësi suprem i talebanëve Hibatullah Akunjad urdhëruan ekzekutimet në shenjë hakmarrjeje për krimet e tyre të supozuara.

Njerëzit u mblodhën para stadiumit në zonën Ali Lala të qytetit Ghazni, dijetarët fetarë iu lutën të afërmve të viktimave që të falnin të dënuarit, por ata nuk pranuan.

Abu Abu Khalid Sarhadi, zëdhënës i policisë së Ghaznit, tha se të afërmit e viktimave i ekzekutuan dy burrat. U qëlluan 15 plumba, tetë në njërin prej burrave dhe shtatë në tjetrin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!