Talebanët i fshinë imazhet e nusërisë në vitrinat e Kabulit, reagon për herë të parë këngëtarja shqiptare

schedule18:05 - 20 Gusht, 2021

schedule 18:05 - 20 Gusht, 2021

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj ka reaguar pasi talebanët i mbuluan me bojë posterin, ku ajo shfaqej në vitrinat e Kabulit e veshur si nuse. Ajo ishte imazh i një firme me fustane nusërie në Turqi dhe kjo ka bërë që suksesi i saj të arrinte deri në Afganistan.

LEXO EDHE: Mbuloi imazhet e sallonit të bukurisë nga frika e talebanëve, nusja ishte një këngëtare shqiptare

Mirëpo, pasi talebanët morën pushtetin, po shkaktojnë tmerr te populli, duke cënuar veçanërisht figurën e femrës deri në imazhet e njohura. Kjo ka bërë që Beatrix të ndihet shumë keq, pasi mendon për të gjitha ato gra dhe vajza që tashmë nuk kanë liri.

Përmes një postimi në Instagram, Ramosaj i bën thirrje të rinjve shqiptarë dhe në Europë të bëhen mirëkuptues me afganët, pasi ata ndodhen në një situatë të vështirë.

Shume njerez me kane pyetur sesi ndihem per fshirjen e fotografise sime nga vitrinat e Kabulit. Jam pa fjale dhe ndihem jashtezakonisht shume keq, jo sepse eshte portreti im, aty mund te ishin me mijera vajza te tjera shume te bukura, por sepse mendoj per te gjitha ato gra dhe vajza qe tashme skane me asnje grimce lirie dhe mundesi per te shprehur veten. Ndihem shume keq si artiste dhe si femer, pasi mendoj se roli jone eshte akoma me i madh se i te krijuarit art, por edhe per te ngritur zerin per ceshtje te ndryshme, per te frymezuar, per te dhuruar enderra dhe shpresa per me te vegjlit. Ndoshta per disa ato fotografi jane thjeshte fushata promocioanale per te shitur fustane, por ne nje shoqeri qe ishte ende duke u rimekembur, ishin nje fije shprese me shume per vajzat e vogla, qe duke pare ato fotografi ndoshta enderronin te ardhmen e tyre te bardhe, te drejte, te lumtur, me partnerin e zemres qe kane zgjedhur vete dhe kurrsesi duke pare ato fotografi nuk do mendonin se pas 20 vitesh talebanet do te ktheheshin e do te shuanin enderrat e tyre. E urrej faktin qe pas shume vitesh perpjeke per liri por dhe per te ngritur imazhin e gruas ne Afganistan tani cdo gje eshte rrenuar. Por une vij nga nje familje e forte, me gra te forta, qe me kane mesuar qe pas cdo rrezimi, ka nje ngrite dhe qe e drejta eventualisht do te triumfoj. Gjithashtu duke qene me origjine nga Kosova, e di dhe e ndjej dhimbjen e madhe qe te gjithe refugjatet jane duke kaluar tani, po lutem per ju dhe gjithashtu po lutem per gjeneraten tjeter te afganeve, duke shpresuar qe nje dite ato do te shijojne lirine dhe te mos iu zhduket kurre kjo ndjenje. Por lutja nuk ndihmon, ajo qe ndihmon eshte ngritja e zerit dhe te jesh i kuptueshem. Dhe ne mes te kesaj krize te madhe humanitare, do i kerkoja te gjithe te rinjve/bashkemoshatareve ne Shqiperi, ne Europe, ne USA, te behen me te mirekuptueshem dhe ta kene parasysh qe “Asnje njeri nuk do zgjidhte te vdiste ne ajer, po mos ta dinte sesa e rrezikshme eshte toka ne te cilen shkel”, ka shkruar këngëtarja./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BEATRIX (@beatrixramosaj)