Një ekip agjentësh të inteligjencës afgane kanë derdhur rreth 3 000 litra pije alkoolike në një kanal të ujërave të zeza në Kabul, ndërkohë që kanë arrestuar edhe tre shitës të këtyre pijeve në qytet.
Pamjet e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës tregojnë agjentët që derdhin fuçi me pije alkoolike në kanalin e ujërave të zeza me qëllim që të mos përdoren më.
“Myslimanët duhet të heqin dorë nga prodhimi dhe shpërndarja e alkoolit. Zoti e ka mohuar alkoolin, myslimanët duhet të respektojnë dëshirën e tij, dhe profeti i Islamit i ka mallkuar të gjithë ata që janë të përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e tij, kështu që të gjithë myslimanët duhet të heqin dorë nga prodhimi dhe shpërndarja e alkoolit.
Konsumimi i alkoolit është edhe më keq, të gjitha të këqijat në komb janë shkaktuar nga alkooli”, tha në video dijetari fetar i talebanëve, Sheikh Zahorullah.
/abcnews.al

