Talebanët festojnë sot Ditën e Pavarësisë së Afganistanit, pasi morën pushtetin të dielën. Militantët kanë deklaruar se kishin mundur “arrogantët e fuqisë së botës” Shtetet e Bashkuara.
“Për fat të mirë, sot ne festojmë përvjetorin e pavarësisë nga Britania,” thanë talebanët.
“Ne në të njëjtën kohë, si rezultat i rezistencës sonë xhihadiste, detyruam një arrogant tjetër të fuqisë së botës, Shtetet e Bashkuara, të dështojnë dhe të tërhiqen nga territori ynë i shenjtë i Afganistanit.”
E enjtja shënoi Ditën e Pavarësisë së Afganistanit, e cila përkujton traktatin e vitit 1919 që i dha fund sundimit britanik në kombin e Azisë Qendrore. g.v/abcnews.al