Talebanët bëjnë detyrim mbulesën për gratë

schedule16:01 - 7 Maj, 2022

schedule 16:01 - 7 Maj, 2022

Talebanët nxorën një dekret përmes së cilit ata ua ndalojnë grave afgane që të dalin në publik pa mbulesë.

Ato pas këtij vendimi do të jenë të obliguara që gjithmonë kur dalin në publik ta kenë të mbuluar fytyrën e tyre, vendim ky që paraqet një përshkallëzim të kufizimeve në rritje ndaj grave në publik.

Vendosja e këtyre masave si dhe kufizimeve të tjera ka tërhequr një reagim të komunitetit ndërkombëtar si dhe të shumë afganëve.

Një zëdhënës i Ministrisë për Përhapjen e Ndershmërisë dhe Parandalimin e Veseve lexoi dekretin nga udhëheqësi suprem i grupit Hibatullah Akhundzada në një konferencë shtypi në Kabul, duke thënë se babai apo familjari më i afërt mashkull, do të vizitohet dhe përfundimisht do të burgoset ose pushohet nga puna në institucione nëse ajo nuk e mbulon fytyrën kur ndodhet jashtë shtëpisë.

Talibanët shtuan se mbulimi ideal i fytyrës është burka gjithëpërfshirëse ngjyrë blu, e cila u bë një simbol global i regjimit të mëparshëm të linjës së ashpër të talebanëve nga viti 1996 deri në vitin 2001.

Shumica e grave në Afganistan mbajnë shami për arsye fetare, por shumë në zonat urbane si Kabuli nuk e mbulojnë fytyrën.

Grupi taliban është përballur me një reagim intensiv, të udhëhequr nga qeveritë perëndimore, por të cilit iu bashkuan disa studiues fetarë dhe vende islamike për kufizimet e tyre në rritje për të drejtat e grave në Afganistan./REL/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!