Talebanët në kabinetin e tyre nuk kanë asnjë grua. Një zëdhënës i talibanëve është shprehur se gratë nuk do të marrin asnjëherë ndonjë pozitë ministrore në qeveri, sepse, sipas tij, kjo është “barrë që ato s’mund ta bartin”.
Mediat e huaja bëjnë me dije se zëdhënësi Sayed Zekrullah Hashimi, në intervistën e tij është shprehur se talibanët nuk vlerësojnë se gratë janë gjysma e shoqërisë dhe se emërimi në ministri për to do të ishte si t’u vendosësh diçka në qafë që s’mund ta bartin.
Videoja e publikuar në internet e shfaq bisedën mes zëdhënësit të talibanëve dhe një prezantuesi. Zëdhënësi Hashimi dëgjohet duke thënë se gratë që po protestojnë në rrugë nuk janë gra të Afganistanit.
“Gra të Afganistanit janë ato që lindin afganë, që i edukojnë ata për etikën islame”, ka thënë Hashimi.
Talibanët janë munduar që ta distancojnë veten nga politikat e regjimit të vjetër, por ka raportime të shumta për rrahje të protestuesve dhe ndalimin e sportit për gratë.
“Gruaja nuk mund të jetë ministre, është si t’i vendosësh diçka në qafë që s’mund ta bartë. Nuk është e nevojshme që gratë të jenë në kabinet. Ato duhet të lindin. Gratë protestuesve s’mund t’i përfaqësojnë të gjitha gratë e Afganistanit”, shtoi zëdhënësi i talibanëve./abcnews.al