Taksohet gazi për konsum, hiqen përjashtimet për jahtet

schedule16:35 - 29 Tetor, 2021

schedule 16:35 - 29 Tetor, 2021

Nga Erblina Mile

Gazi i cili përdoret për ngrohje ose gatim do të taksohet me 6 lekë për litër që prej janarit 2022. Kjo është parashikuar në ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin për akcizat i cili tashmë është shpërndarë për konsultim te grupet e interesit.

Deri më tani gazi që përdoret për gatim ka qenë i përjashtuar nga akciza dhe ky propozim ka ardhur me arsyetimin se janë bërë abuzime pasi importohej për qëllime konsumi vetjak dhe përdorej për automjetet. Aktualisht Akciza është një taksë që i nënshtrohet gazit që përdoret për automjetet në nivelin 8 lekë për litër.

Nga kjo taksë që do aplikohet mbi gazin për familjarët  buxheti i shtetit parashikon të përfitojë rreth 375 milionë lekë.Ky propozim vjen në një kohë që qeveria ka shpallur emergjence energjetike dhe çmimi i gazit ka njohur rritje gati me 3 në krahasim me disa muaj më parë.Po ashtu qeveria ka propozuar heqjen e përjashtimit të taksave për karburantit që përdorej nga jahtet.Në projektligjit për taksat kombëtare parashikohet që ky karburant ti nënshtrohet taksimit prej 65 lekë për litër.

Ministria e Financave thekson se ky ndryshim propozohet  me qëllim shmangien e abuzimeve dhe përfitimeve të padrejta nga mjete lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi që furnizohen me karburant në zonat e lira doganore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!