Taksisti u mori 700 euro afganëve dhe i braktisi në Novoselë: Flet 19 vjeçarja

schedule16:07 - 28 Shkurt, 2020

schedule 16:07 - 28 Shkurt, 2020

20 shtetas Afghan mes tyre edhe fëmijë janë ndaluar në autostradën Vlorë-Levan në afërsi të Novoselës. Ata janë përcjellë në komisariat ndërsa si destinacion kanë patur vendet e BE-së.

Nuk dihet ende se në ç’mënyrë kanë hyrë shtetasit afganë në territorin shqiptar dhe si kanë ardhur deri në afërsi të Novoselës. Ata shprehen se një taksist i ka premtuar se do t’i çonte në Shkodër dhe u ka marrë 700 euro, por i ka braktisur në Novoselë.

“Na mori paratë dhe na la këtu”, shprehet Melina, një nga emigrantet.

Ata kanë deklaruar se janë në territorin shqiptar prej 1 jave dhe se do të shkonin në Shkodër për të kaluar më pas kufirin drejt destinacioneve të BE-së.

Policia ndërkohë po punon për qartësimin dhe zbulimin se si këta persona kanë hyrë në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!