Taksa ndaj Serbisë, Konfindustria mbështet Kosovën

schedule12:05 - 25 Nëntor, 2018

schedule 12:05 - 25 Nëntor, 2018

Në një njoftim për media administratori i përgjithshëm i konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka njoftuar mbështetjen ndaj vendimeve të fundit të qeverisë së Kosovës, e cila vendosi sistem taksimi ndaj prodhimeve me certifikatë të origjinës serbe. Të vonuar e quan Konfindustria shqiptare këtë vendim, i cili është në përputhje me marrëveshjet e tregtisë së lirë të nënshkruar nga vendet e Ballkanit Perëndimor si CEFTA dhe MSA.

Sipas Konfindustrisë, është Serbia ajo që ka shkelur marrëveshjet e tregtisë së lirë mes vendeve duke bllokuar prej vitesh vënien në shfrytëzim të linjës së transmetimit 400 kv të energjisë elektrike mes Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe projektit europian të ndërtimit të rrjetit të përbashkët të energjisë në ballkanin perëndimor e më gjerë.

Konfindustria i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë të vendosin taksim për importet me orgjinë serbe, deklaron Buxhuku në njoftimin e shpërndarë për mediat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!