Taksa e sheshtë, Buxhuku: Kemi një model të dështuar, presim një më të mirë  

schedule21:32 - 1 Korrik, 2020

schedule 21:32 - 1 Korrik, 2020

I ftuar në  studion e “Byro politike” me Juli Xhokaxhi, Gjergji Buxhuku, administrator i Konfindustrisë foli mes të tjerash për modelin ekonomik të propozuar nga PD, që rikthen taksën e sheshtë.

Buxhuku u shpreh se i kanë dhënë mbështetjen Lulzim Bashës për këtë model ekonomik.

“Janë të gatshme të ndryshojnë këtë politikë ekonomike që kanë çuar në këtë ekonomi të mbyllur pa konkurrencë. Nga takimet që patëm me PD dhe zotin Basha ata u shprehën të gatshëm të përballen me këtë”, u shpreh ai.

Më tej, ai krahasoi dy modelet, ai aktuali që aplikohet nga qeveria, taksën progresive dhe rikthimin e taksës së sheshtë të propozuar nga të djathtët. Sipas Buxhukut këtu futet edhe morali. Ai thotë se për ata që funksionojnë në tregjet e mbyllura është më mirë të aplikohet taksa e lartë, ndërsa për tregjet e lira ajo e sheshtë.

“U shpreh që jemi për taksën e sheshtë dhe ne e mbështesim. Politika fiskale ka vlerën e vet të dhënies së një shtyse ose të një pengese. Në thelb, nëse ne shkëpusim politikën fiskale nga ato ekonomike kemi një përplasje. Edhe kjo politike fiskale që ka ndjekur PD nuk është krejtësisht e moralshme për faktin se duke qenë se ekonomia është e mbyllur. Për ata që punojnë në kushtet e tregut të lirë është mirë që të përdoren politika fiskale të ulëta. Për ato komani që punojnë në kushtet e privilegjuar me tregje të mbyllura ka vend të aplikohet taksa e lartë. Kemi edhe moralin në lojë dhe kemi edhe mundësinë të grumbullojmë para në buxhetin e shtetit”, u shpreh ai.

Buxhuku vlerëson edhe një tjetër faktor atë të sigurisë juridike. Sipas tij janë 130 kompani që u është ndërprerë marrëveshja kontraktuale. Dhe siç thotë Buxhuku kur prishen rregullat e lojës përfundon në gjykatën ndërkombëtare, ndërsa sjell në vëmendjen rastin e Bechetit.

“Siguria juridike. Ne po ndeshemi, kemi një rast të freskët, janë mbi 130 kompani, me vendim të cuditshëm të ekzekutivit ndërpritet një marrëveshje kontrakuale dhe bëhet fjalë për investime të mëdha.  Nuk jemi ende si para 20 vitesh. Rrezikon që në momentin kur prish rregullat e lojës do të përfundojnë të gjitha në gjykatën ndërkombëtare, që do të thotë ta shumëzosh Bechetin me 6 herë”, deklaroi ai.

Buxhuku thekson në fund se: “Kemi një model të dështuar dhe presim të kemi një model më të mirë se ky që është”.  /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!