Taksa e Rrugës së Kombit, 40 mijë turistë më pak nga Kosova

schedule21:03 - 24 Dhjetor, 2018

schedule 21:03 - 24 Dhjetor, 2018

Rreth 40 mijë shtetas nga Kosova më pak se të njëjtët muaj të vitit të shkuar vizituan Shqipërinë në tetor dhe nëntor. Kjo periudhë përkon me vendosjen e tarifës për të përshkuar Rrugën e Kombit.

Taksa e kalimit në “Rrugën e Kombit” duket se i ka dhënë efektet e saj. Kosovarët që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, tetorin dhe nëntorin e këtij viti, ishin më të pakët në numër krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtë nëntor, sipas Institutit te Statistikave, hynë në Shqipëri rreth 69 mijë shtetas nga Kosova, nga 93 mijë në të njëjtin muaj të një viti. Rreth 25 mijë persona më pak, shifër kjo që gjatë nëntorit pësoi rënie në 15 mijë persona.

Përjashtuar tetorin dhe nëntorin fluksi i hyrjes së shtetasve nga Kosova në vendin tonë ka qenë i lartë. Në dhjetë muaj Shqipërinë e vizituan 1.9 milionë kosovarë. Shtetasit nga Kosova zenë peshën kryesore të turistëve që erdhën në Shqipëri këtë periudhë, pas tyre renditen maqedonasit, italianët e malazezët. Ndërkohë që në total për 11 muaj vendin tonë e vizituan gjithsej 5.6 milionë të huaj, me një rritje prej 16.2% me bazë vjetore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!