Takoi shefin e SPAK dhe BKH-së, ambasadorja e SHBA-së: Shqiptarët presin drejtësi

schedule16:08 - 8 Shtator, 2020

schedule 16:08 - 8 Shtator, 2020

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim shprehet se shqiptarët presin drejtësi nga institucionet e reja që janë krijuar. Kim paraditen e sotme zhvilloi një takim me kreun e SPAK dhe shefen e BKH-së, ‘FBI-së shqiptare’.

Sot u takuam me Drejtorin e BKH-së Hajnaj & shefin e SPAK, Kraja për të përsëritur mbështetjen e fortë të SHBA-së.

Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë, por po ecën përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që shqiptarët të kenë drejtësi. Sundimi i ligjit është gjithashtu thelbësor për investimet e huaja” shkruan Kim.

Në fokus të këtij takimi ishte edhe përzgjedhja e 60 hetuesve të FBI-së shqiptare, (BKH), të cilët do të kenë akses në sistemet e informacionit, dosjet dhe të gjitha të dhënat e administruara nga degët e shtetit shqiptar, përfshirë çdo drejtori dhe nëndegë të saj, në kuadër të hetimit të veprave penale në kompetencë të SPAK./ db/abcnews.al