Paul Pogba ka edhe një vit kontratë me Manchester United. Për rinovim nuk bëhet fjalë, pasi mesfushori francez dëshiron të provojë një aventurë të re.
Opsioni Real Madrid ka rënë pas largimit të Zinedine Zidane, teksa në garë për shërbimet e kampionit të botës kanë mbetur PSG dhe Juventusi.
RMC shkruan se Mino Raiola, agjenti i Pogba, është takuar tre ditë më parë në Nice me Nasser-Al Khelaifin, presidentin e PSG-së.
“Pogba ?? est surveillé par le PSG, c’est vrai. Nasser était à Nice avec Raiola il y a 3 jours et les deux ont parlé de Kean, du départ de Bakker et de Pogba. United ne souhaite pas s’en séparer, mais Pogba ne veut pas prolonger. United demande 80 M.”
(@mohamedbouhafsi sur RMC)
— Hadrien Grenier (@hadrien_grenier) June 18, 2021
Kalimi i 28-vjeçarit në kryeqytetin francez ishte tema kryesore e bisedave, por u diskutua edhe për Moise Kean e Mitchel Bakker.
Në mungesë të rinovimit, Manchester United është e detyruar ta shesë Pogba këtë verë. “Djajtë e Kuq” duan 80 milion euro për ta lënë të lirë drejt PSG-së. /abcnews.al