Takimi Putin-Xi Jinping të enjten, në fokus të bisedimeve Ukraina dhe marrëdhëniet ruso amerikane

schedule17:23 - 6 Maj, 2025

schedule 17:23 - 6 Maj, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping do të zhvillojnë një takim të enjten.

Në këtë takim dy liderët do të diskutojnë luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet ruso-amerikane në Moskë.

“Çështjet më të rëndësishme do të diskutohen në këtë takim privat; marrëdhëniet ukrainase dhe ruso-amerikane”, tha këshilltari diplomatik i Putinit, Yuri Ushakov.

Gjithashtu Putin do të vizitojë Kinën në fillim të shtatorit. Xi Jinping do të marrë pjesë në paradën e madhe ushtarake në Sheshin e Kuq të premten, me rastin e 80-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!