Kryeministri Avdullah Hoti mesditën e kësaj të marte ka thirrur në takim disa prej liderëve politikë në Kosovë.
Sipas mediave në Kosovë, bëhet me dije se takimi pritet që të zhvillohet në orën 12:00.
Ndërkohë dy liderët opozitarë, Albin Kurti i LVV-së dhe e Kadri Veseli i PDK-së edhe këtë herë nuk i janë përgjigjur ftesës së kryeministrit Hoti.
Ky i fundit e ka thirrur “forumin e liderëve”, siç ka thënë për t’i informuar rreth rifillimit të dialogut me Serbinë dhe hapave të mëtejmë./abcnews.al