Chelsea po tenton të transferojë sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang dhe një ditë më parë ka pasur një takim mes drejtuesve të bluve dhe përfaqësuesve të lojtarit.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, çështja e kontratës mes palëve nuk do të jetë problem, Chelsea e Aubameyang janë në një linjë.
Tani koha është që londinezët të bindin Barcelonën për transferimin e futbollistit nga Gaboni. Katalanasit duan 30 milionë euro dhe kjo shifër konsiderohet e lartë nga Chelsea. / abcnews.al