Në pritje të kthimit zyrtar të Vjosa Osmanit në LDK, ish presidentja e Kosovës dhe kryetari i partisë Lumir Abdixhiku, janë takuar orët e vona të mbrëmjes të enjten në një restorant në Prishtinë.
Shumë shpejt do vijmë më lajme të mira. Kështu u shpreh pas takimit Abdixhiku, ndërsa Osmani e ka cilësuar atë si një takim miqësor, duke deklaruar shkurt për media se bëhej fjalë për “kafe mes miqsh”.
Pyetur nga gazetarët nëse është arritur ndonjë marrëveshje konkrete, kreu i LDK la të kuptohet se zhvillime të rëndësishme mund të pasojnë së shpejti.
Takimi u zhvillua në kohën kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.


