Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.
Fokus i këtij takimi të parë ishte pandemia, klima dhe Kina.
Në një bashkëbisedim online i cili zgjati rreth 2 orë të dy udhëheqësit folën për një strategji për luftën kundër Covid-19 dhe situatën klimatike.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë miq më të ngushta se sa Kanadaja”, kështu u shpreh është Biden gjatë kësaj video-konference.
Nga ana tjetër kryeministri Trudeau tha se kohët e fundit ka pasur një mungesë të lidershipit amerikan, duke theksuar se duhet një rishikim i shpejtë për marrëveshjes e klimës.
/abcnews.al/