Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Takimi në Gjenevë, arrihet pakti i paqes?/ Rubio optimist për marrëveshjen: Na duhet vetëm më shumë kohë!

schedule21:29 - 23 Nëntor, 2025

schedule 21:29 - 23 Nëntor, 2025

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka dhënë një tjetër deklaratë nga Gjeneva pas raundit të sotëm të bisedimeve për planin e paqes mes SHBA-së dhe Ukrainës.

Edhe pse pa praninë e një përfaqësuesi ukrainas në këtë dalje, Rubio u shpreh se palët kanë bërë “përparime të jashtëzakonshme”.

Ai mbajti një ton shumë pozitiv, duke thënë:
“Jam shumë optimist se mund të arrijmë diçka këtu, sepse kemi bërë një sasi të jashtëzakonshme përparimi.”

Duke folur para gazetarëve, Rubio shtoi:
“Nuk dua të shpall fitore apo përfundim të procesit. Ka ende punë për t’u bërë, por jemi shumë më përpara sot krahasuar me mëngjesin dhe padyshim më shumë se një javë më parë.”

Rubio nuk dha një angazhim të drejtpërdrejtë për afatin e vendosur nga presidenti Donald Trump, i cili synonte një marrëveshje deri të enjten për Ditën e Falënderimeve. Ai tha se shpreson që marrëveshja të arrihet “së shpejti”.

Në përgjigjet ndaj pyetjeve të gazetarëve, sekretari i shtetit refuzoi të japë hollësi për përmbajtjen e planit, duke theksuar se është “ende në punim”, por nënvizoi:
“Na duhet vetëm më shumë kohë nga ajo që kemi sot. Në të vërtetë besoj se do ia dalim.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!