Sot përfundoi takimi midis kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe Presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan dhe filloi puna e Këshillit të Lartë të Sigurisë.
Sipas mediave greke Athina dhe Ankaraja po nënshkruajnë gjashtë marrëveshje dhe një deklaratë të përbashkët.
Pak pas orës 14:15, avioni që mbante kryeministrin grek mbërriti në aeroportin e Ankarasë. Ai u prit nga Ministri turk i Turizmit, zëvendëskryetari i Bashkisë dhe Prefekti i Ankarasë.
Më parë, duke folur në parlamentin turk, Rexhep Tajip Erdogan iu referua vizitës, duke thënë se “qëllimi është të kontribuohet në paqen në rajon”.


