Të dielën kryeministri Edi Rama bashkë me bashkëshorten e tij dhe socialistë të tjerë zhvilluan një takim me shqiptarët e Greqisë në Athinë.
Stadiumi “Galatsi” u mbush plot më flamuj kombëtarë dhe evropianë që valëviteshin pa pushim.
Në lidhje me këtë ngjarje, kreu i qeverisë ka ndarë këtë të hënë një videokartolinë kuqezi nga Athina ndërsa uron një javë të mbarë për të gjithë.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë kuqezi nga Athina, ju uroj një javë sa më të mbarë”, tha Rama.