Takimi me shefin e CIA-s/ Presidentja Osmani: Aleanca me SHBA-të është garanci për siguri dhe paqe!

schedule11:00 - 23 Gusht, 2024

schedule 11:00 - 23 Gusht, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim zyrtar shefin e CIA-s, William Burns.

Në një postim në Facebook, ajo thotë se aleanca me SHBA-të është garanci për siguri, paqe dhe sukses, teksa ka ndarë dhe foto nga takimi.

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garanci për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns.”, ka shkruar Osmani.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!