Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Takimi me Putin në Budapest/ Trump: Mund të zhvillohet brenda dy javëve të ardhshme

schedule23:03 - 16 Tetor, 2025

schedule 23:03 - 16 Tetor, 2025

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se ndoshta do të takohet me homologun rus, Vladimir Putin brenda dy javëve të ardhshme.

Trump u shpreh se do ta informojë Volodymyr Zelensky për telefonatën e tij me Putinin në takimin e tyre nesër, shkruan Sky News.

“Kemi një problem, ata të dy nuk shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin”, thotë Trump, duke argumentuar se kjo kërkon takime të ndara.

“Kjo është një marrëdhënie e tmerrshme që kanë të dy.”, shtoi presidenti.

Trump beson se lufta e Rusisë do të ishte më e lehtë për t’u përballuar për shkak të “marrëdhënies së tij me Presidentin Putin”.

Ai u duk më i rezervuar në lidhje me mundësinë e furnizimit të Ukrainës me raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi.

“Ne kemi nevojë për Tomahawk edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës – kemi shumë prej tyre, por na duhen. Nuk mund të shterojmë për vendin tonë… Nuk e di çfarë mund të bëjmë në lidhje me këtë.”, përfundoi Trump./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!