Takimi me Kushin, flet pedagogu: Na i pranoi të gjitha kërkesat por në fund tha qe s’ka lekë

schedule11:38 - 5 Tetor, 2022

schedule 11:38 - 5 Tetor, 2022

Në protestën që po mbahet sot para Universitetit Politeknik në kryeqytetet i pari që ka marrë fjalën ishte pedagogu Aleksander Petre i Shkencave të Natyrës. Ndër të tjera, Petre tregoi edhe se çfarë ishte biseduar me ministren e Arsimit Evis Kushi, rreth kërkesave të tyre.

Sipas asaj që tregoi pedagogu, Kushi si fillim kishte pranuar kërkesat e pedagogëve por në fund të takimit u kishte thënë se “lekë nuk ka.”

“Shkencat luajnë me numrat. Numrat i bëjmë shifra dhe shifrat flasin. Ministrja shkoi sot në Universitetin Bujqësor. Ajo tha se kërkesa tuaja janë minimaliste. Na tha; ‘unë jam si ju, se jam pedagoge, jam si ju dhe punoj për ju. Do të realizojmë atë që keni thënë’. Por në fund tha; ‘nuk ka lekë!”.

Ne i thamë faleminderit. I thamë se radhën tjetër do takohemi përballë, me kamerat dhe në prani të Ramës. Nuk dua të besoj as gojët e liga. Ngrita kokën se mos shikoja ndonjë nga satelitët. 50% rritje rrogë keni kërkuar. Zoti kryeministër ndoshta nuk di të lozë me numrat si në të shkencave, por mund ta bëjë 49- 1 është i mirëpritur. Ne 20 ditët pritëm , por i themi kryeministrit se në datë 17 ne nuk do të hymë në auditorë për të filluar vitin e ri shkollor.”

Kujtojmë se pedagogët kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh do të bojkotojnë mësimin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!