Takimi me Kurtin, Arta Dade: Pse i duhet Ramës një fillim i ri

17:40 | 11/02/202017:400

Ish-ministrja e Jashtme Arta Dade, e ftuar në studion e Abc News me gazetarin Endri Xhafo ka komentuar takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me homologun kosovar, Albin Kurti. Dade mes të tjerash tha se e rëndësishme është që të ketë një bashkëpunim mes dy vendeve dhe marrëveshjet e shumta të mos mbeten thjeshtë në letër. Po ashtu, Dade u shpreh se Ramës i duhet një bashkëpunim i ri, për shkak edhe të marrëdhënies që kishte me Haradinajn.

Pjesë nga biseda në studio:

Endri Xhafo: Kemi vizitën e parë në mënyrë Albin Kurti zgjedh Shqipërinë, por ajo qaë del qartë nga konferenca e përbahskët për shtyp ndenjën më gjatë mesa duket i kanë thënë njëri tjetrit se çfarë mendojnë. U duk sikur kishin rënë dakord për të mos rënë dakord.

Arta Dade: Unë besoj se nuk ka vetëm simbolikë në vizitën e parë të kryeministrit të Kosovë snë Shqipëri. Besoj se një kryeministër sapo merr detyrën qoftë ai në Shqipëri apo në Kosovë, vizitën e parë i takon ta bëjë në një vend tjetër të banuar nga shqiptarët.  E rëndësishme është që të kemi një bashkëpunim në dobi të qytetarëve dhe për t’i vënë në lëvizje  ato që duken sikur janë në vend numëro, janë shkruar shumë marrëveshje, por shumë pak janë bërë për t’i zbatuar këto marrëveshje. E rëndësishme është cila është thelbi. Unë e kam ndjekur Kurtin kur fitoi zgjedhjet dhe e vuri theksin te zbatimi i këtyre marrëveshjeve nuk ka asnjë dobi që ato të mbeten në letër, sikur rëndom mbeten shumë ligje.

Endri Xhafo: Atëherë zoti Rama ka të drejtë kur thotë flasim për një shpejtësi të re, por jo për një filim të ri?

Arta Dade: Unë besoj që meqë është bërë shumë pak, kjo do të thotë zëre se është një fillim i ri. Dhe fakti që Rama ka pasur edhe përplasje me Haradinajn besoj se ai ka shprehur një vullnet të ri për një fillim të ri në këto marrëdhënie, ndoshta ndërinstitucionale ose më mirë mes kryeministrave.

Endri Xhafo: Kryeminitri Rama tha në rast se do të bashkëpunonim në kuadër të bashkëpunimit rajonal askush nuk e do na akuzonte se po bënim Shqipërinë e Madhe. Si do e këshillonit kryeministrin? Të vinte theksin te një bashkëpunim për t’i bërë të zbatueshme këto marrëveshje me Kosovën apo të vinte theksin te bashkëpunimi rajonal?

Arta Dade: Këto nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Unë nuk besoj se ai merr në konsideratë këshillat e tjerëve që janë me përvojë. Unë kam qenë ministre e jashtme me Majkon dhe Metën, besoj se Nano dëgjonte më shumë dhe ishte më i ditur në fushën e politikës së Jashtme se kryeministri aktual. Ka shumë kufizime në këtë fushë, dhe po të mos ishte shumë gjëra do të ishin zhbllokuar. Rasti i fundit me Haradinaj është i papranueshëm. Marrëdhënia me Kosovën dhe organizimi i  mbledhjeve  të përbashkëta janë disa hapa pozitivë. Duhet thënë që ky parim i bashkëpunimit rajonal është si parakusht. Minishengeni Ballkanik nuk është vetëm Serbia, Shqipëria, Mali i Zi apo  Maqedonia. Ballkani ka 12 shtete. Hap diskutim terminologjia. Për mua është një term që nuk qendron, sepse Shengeni Europian ka të bëjë me elementë shumë të tjerë ndryshe nga ata që kanë përdorur në këto takime të vakëta.

Endri Xhafo: Çfarë mendimi keni ju për këtë bashkëpunim rajonal, a mund të kryhet ky bashkëpunim?

Arta Dade: Ata duhet të ulen si të barabartë, kjo ëhstë kërkuar nga Kosova. Këtë e ka prishur pala serbe, fakti që ndërmorrën një fushatë për të tërhequr njohjet, por në fakt Serbia ka shkelur marrëveshjen dypalëshe, ka shkelur ligjin ndërkombëtar duke bërë këtë fushatë agresive kundër Kosovës.

Endri Xhafo: Kur Thaçi deklaroi se nuk do vinte në Tiranë, Rama tha se i ishte imponuar Vuçiç që kosovarët të vinin dhe të uleshin në tryezë.

Arta Dade: Këtë e thotë kryeministri, por nuk e kemi dëgjuar të artikuluar nga Vuçiç, nga ai kemi dëgjuar të mohonte masakrën e Recakut. Unë pata  një takim me disa të rinj dhe thonin çfarë ka ndodhur me kryeministrin e Shqipërisë, se Rama e ka izoluar Kosovën. I fundit fare është procesi i Berlinit që është edhe Kosova, ne s’kemi pse të marrim pjesë ku Kosova është e përjashtuar. Paraprakisht bisedohet me të gjithë aktorët shqiptarë. Nëse kryeministri i Shqipërisë cilido që të jetë nuk merre në konsideratë, madje është dhe një nga kërkesat që ka Kushtetuta, nisu nga kjo është edhe etike që kur ti ndërmerr një hap që ka të bëjë me bashkëpunimin rajonal, seps ti je vendi amë thjeshtë për një etikë dhe që kombi shqiptar është një dhe i pandarë këtë nuk po e them unë për herë të parë. Interesat i kemi të përbashkëta, dhe kjo duket në rrugëtimin drejt BE, janë shprehur për integrimin në NATO. Për sa kohë ne kemi një orientim të përbashkët atëherë pse të mos bashkëpunojmë. Kryeminustri nuk duhet ta largojë nga vetja e vet që ne duhet të lobojmë, cfarë bëri ministria e jashtme e Shqipërisë që nuk u anëtarësua Kosova në Unesco. Çfarë bënë vendet tona aleate? Munguan vetëm tre vota.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono