Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp së bashku me përfaqësuesin e BE, Josep Borrel pas takimit që patën mes tyre në Bruksel.
Rama tha fillimisht se ndjehet mirë kur dëgjon fjalë të mira për procesin e vendi, si pasojë e reformave.
Ai shtoi se po ashtu me Borrell diskutuan për situatën në veri, rrezikun që mund të shkaktojë ajo në Rajon dhe mundësinë për ta ndalur sa më parë të jetë e mundur.
Kryeminsitri tha se në konferencën mes Kurtit dhe Vuçiç duhet të jenë sa më shumë liderë të rëndësishëm të BE dhe SHBA dhe palët nuk duhen lënë ta dalin nga konferenca pa një marrëveshje.
Fjala e Ramës:
Ka qenë një moment shumë i dobishëm biseda që kemi bërë së bashku. Ka qenë një kënaqësi që të flas me presidentin KE më parë. Sigurisht që kjo bisedë ka qenë inkurajuese. Është mirë kur dëgjon fjalë të mira për punën dhe reformat që po bëjmë.
Ne jemi gati në kohë për të marrë hapin e radhës. Ishte kënaqësi që të ndanin opinionet e përbashkate për diçka shumë të rëndësishme, që ka të bëjë më sigurinë e Rajonit. Ne jemi një Rajon që kemi vuajtur shumë dhe nuk mund të ketë tjetër disavantazh dhe në këtë Rajon ngjarjet janë të ndë2rlidhura ngushtësisht dhe nuk mund të shohim vetëm shtëpinë tonë, pa pasur parasysh se çfarë po ndodh me fqinjët dhe pasojat shkatërruese që mund të ketë jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën.
Ju falënderoj që keni dhënë prova që durimi ka humbur për shtetet anëtare të BE dhe ngritjet e shqetësimit. Uroj që shumë që konferenca që do të zhvillohet me liderët e dy palëve, do të tërheqë shumë vëmendje dhe do të sjellë liderë nga shtetet e BE dhe SHBA dhe të mos i lejojmë të largohen nga konferenca pa arritur një marrëveshje të përbashkët. Pasi nëse nuk do ta arrijnë këtë pasojat do të rëndojnë mbi të gjithë ne.
Jam shumë i lumtur që ne arritëm të lironim policët dhe tani është koha që të bëjmë ndërhyrje të menjëhershme që situata të mos përshkallëzojë. Ne jemi të angazhuar që të punojmë me aleatët që të mos lejojmë që kjo situatë të mos e dëmtojë Rajonin, pasi kemi shumë gjëra të tjera për të bërë. Kemi bërë shume dhe nuk mund ta lejojmë që kjo të shkatërrohet nga një zhvillim absurd që bazohet në pretendime kaq absurde.r.t/abcnews.al