Enkelejd Alibeaj ka folur pas takimit me kreun e grupit socialist Taulant Balla.
Pas takimit Alibeaj tha para mediave se ka thënë të njëjtën gjë, ku ka kërkuar praninë e mediave ditën e mërkurë në Konferencën e Kryetarëve.
I pyetur nga gazetarët nëse do të vazhdojë të këmbëngulë tek kushtet, Alibeaj tha se nuk mund të arrihet në proces pa vendosur ca kritere para propozimit të emrit.
Alibeaj: Kërkova pjesëmarrjen e domosdoshme tuajën për të parë se si ecën çështja. I kam kërkuar vetëm një gjë, çdo diskutim për qëndrimin tonë që nesër në orën 10:00 jeni të ftuar për të parë qëndrimin që kemi mbajtur ne si grup parlamentar. Po të lexoni me kujdes platformën është e logjikshme, ku thuhet të ketë një proces që të jetë në shërbim të shqiptarëve. Të kemi një proces parlamentar që të përçojë dëshirat e shqiptareve e për qytetarin e parë të shqiptarëve.
Pyetje: A do të keni një ftesë për zotin Mediu dhe zonjën Doda? Do keni një takim me deputetët nesër?
Alibeaj: Nesër ajo sallë është e hapur për këdo që të vijë dhe të diskutojë në sytë e publikut qëndrimin tonë, edhe zoti Mediu edhe zonja Doda janë të ftuar të diskutojnë. Unë jam i bindur që ne të diskutojmë hap pas hapi. Unë e kuptoj shqetësimin e zotit Balla për të ecur shpejt e shpejt. Por Kushtetuta thotë që në 3 raundet e para duhen 84 vota. Ne kemi propozimin tonë, rregullat e para, pastaj emrat. Unë kam propozuar që propozimin ta bëjmë ne. Procesi me emra pa vendosur ca rregulla është jo serioz.
Pyetje: Keni folur me zotin Basha si të përballeni me PS?
Alibeaj: Unë kam detyrimin të përcjellë rolin e secilit deputet që janë dakord me atë dokument. Shihemi nesër në orën 10:00 tek salla sipër.