Takimi Lula-Zelensky në OKB, presidenti brazilian: E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës janë negociatat për paqe

schedule14:42 - 21 Shtator, 2023

schedule 14:42 - 21 Shtator, 2023

Presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, i cili e ka cilësuar veten si një ndërmjetës potencial paqeje midis Moskës dhe Kievit është ulur me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për takimin e tyre të parë ballë për ballë.

Refuzimi i Lulës për të mbajtur një qëndrim në lidhje me luftën ka acaruar disa qeveri perëndimore dhe do të thotë se marrëdhënia e tij me Zelensky ka qenë jo shumë e mirë.

Por të mërkurën, diplomatët ukrainas dhe brazilianë e përshkruan takimin si të qetë dhe produktiv. Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se takimi  kishte qenë “shumë i ngrohtë dhe i sinqertë”.

Ministri i Jashtëm i Brazilit, Mauro Vieria  tha se dyshja kishin zhvilluar një diskutim të gjatë dhe miqësor. Lula u tha gazetarëve se ai i kishte kërkuar presidentit të Ukrainës të kërkonte një paqe me negociata, në mënyrë që të mos kishte më kurrë një okupim territorial si ai që ka bërë Rusia.

Me bisedimet e paqes, “nuk ka viktima, nuk ka të vdekur, nuk ka të shtëna me armë”, shtoi Lula, duke u kërkuar të dyja palëve të bëjnë lëshime.

E di që është e vështirë, si për të Zelenskyn dhe Putin por mendoj se kjo është e vetmja rrugë drejt gjetjes së një zgjidhjeje.  Rruga e dialogut, e paqes, e bisedës. Askush nuk do të fitojë 100% në një luftë. Askush nuk mund të fitojë gjithçka,” tha ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!