Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano deklaroi se raundi i fundit i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka sjellë sukses.
Në një konferencë për mediat, Satno u shpreh se Bashkimi Evropian nuk e ka parë gatishmërinë e palëve për të gjetur një kompromis, shkruan N1.
Stano theksoi se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell nuk tha se dialogu ishte i pasuksesshëm, por se raundi i dialogut të enjten nuk solli rezultat sepse palët nuk arritën një marrëveshje.
“Palët nuk ishin të gatshme për të kapërcyer mosmarrëveshjet e tyre. Bashkimi Evropian nuk është palë në dialog, por ndërmjetës, palët janë Kosova dhe Serbia” tha Stano.
Sipas tij, BE-ja po i ndihmon Serbinë dhe Kosovën për të kapërcyer mosmarrëveshjet e tyre, por nuk mund të ketë sukses në këtë nëse palët refuzojnë të ndjekin rrugën e kompromisit dhe nëse dikush nuk dëshiron ndihmë./abcnews.al