Takimi i Ramës me kryebashkiakët/ Farrici: Pozitiv për pushtetin lokal, çështjet e ngritura do të marrin zgjidhje

schedule13:28 - 11 Mars, 2024

schedule 13:28 - 11 Mars, 2024

Kryetarja e shoqatës për Autonomi Vendore, Adelina Farrici e vlerësoi pozitivisht takimin e kryeministrit Edi Rama me 61 kryebashkiakët, dy ditë më parë në Shkodër.

Në një intervistë për “Tirana Live”, Farrici u shpreh se tanimë merr zgjidhje një prej kërkesave të shoqatës, ajo e unifikimit të bashkive përsa i përket burimeve njerëzore me nivelin e pagave.

Ndëkaq, çështje që kanë të bëjnë me leje të ndërtimit dhe digjitalizimin e shërbimeve vendore, gjithashtu do të marrin zgjidhje, sipas Farricit.

Farrici shtoi se ulja e borxhit të bashkive vjen nga performanca dhe menaxhimi i  mirë.

“Realisht, do të thoja që takimi ka qenë shumë pozitiv përsa i përket pushtetit lokal, pasi adresohej për zgjidhje të shumë çështjeve, një prej tyre ka qenë unifikimi i bashkive përsa i përket burimeve njerëzore me nivelin e pagave. Shoqata bashkë me kryetarët kanë lëvruar prej gati 1 vit e gjysmë dhe në fund erdhi zgjidhja. Ajo që ishte kërkuar nga shoqata, ishte ndarja me dy nivele, dhe unifikimi i nivelit të pagave. Volumi i punës në bashki është i ndryshëm. Numri i të punësuarve brenda një departamenti mund të variojë në varësi të numrit të popullsisë të bashkisë, po përgjegjësitë pothuajse janë të njëjta. Zgjidhet një problem i rëndësishëm i bashkive të mesme dhe të vogla. Mendoj që kjo është një element shumë pozitiv. Kjo tregon një performancë më të mirë menaxhim efikas dhe rritje të aftësisë menaxheriale.

Tregon një vizion më të qartë kundrejt parimit kryesor të pushtetit lokal, të ofrimit të shërbimeve më të mira dhe me standarde. Jo vetëm në drejtim të shërbimeve, por edhe rrit gamën e shërbimeve dhe çon edhe zhvillimin ekonomik të bashkive. Bashkitë po e shikojnë pak me vete veten e tyre, përtej institucionit të shërbimit, krijimin dhe gjenermin e poliktimave për zhvillim ekonomik në komunitetet e tyre.

Ne jemi koshient dhe kemi parë evidemtin e shumë problemeve të ndryshme, në aplikim të riaparimit të një çatie, të ndërtimit të një muri rrethues, ndërtime që kanë nevojë njerëzit në zonat rurale, dhe përballen me një proces të gjatë. Kemi pasur shumë penalitete në këtë drejtim të banorëve. Një problem që u kthye sfidues për administratën vendore. Do të marrë zgjidhje me shkurtimin e shumë procedurave. Janë disa elementë, ndërtime që nuk kanë nevojë për leje të mirëfilltë.

Ne kemi vënë re sesa e ka ndihmuar digjitalizimi i shërbimeve qendrore. Tani të kalojmë në digitalizimin e shërbimeve lokale. Të gjitha bashkitë shprehin gatishmërinë, është shumë e rëndësishme që paralelisht të ketë shërbime zyre me ato digjitale. Kemi një shkurtim të kohës së dhënies së këtyre shërbimeve. Natyrisht, kjo ka një barrë të madhe financiare. Kjo ndihmë që do të jepet nga Bashkimi Evropian, është një ndihmë shumë e madhe.

Ky element tregon përditshmërinë e personave që janë besuar nga qytetarët. Kryetari i bashkisë është një menaxher, në momentin që merr besimin nga qytetarët. Kemi vlerësim të një individi si menaxher. Mendoj që ishte një përgjegjësi e lartë e kryebashkiakëve për të qenë pjesë e këtij diskutimi”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!