Andre Onana po kalon një sezon fantastik në portën e Interit pasi performanca e tij ka qenë e jashtëzakonshme.
Kështu, Chelsea ka treguar interes serioz për portierin kamerunas. Hapi i parë është hedhur mes dy klubeve.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Inter dhe Chelsea kanë realizuar një takim, të cilët anglezët kanë shfaqur interesimin për Onana, duke vënë portirin Kepa në pjatë.
Klubi zikaltër e ka refuzuar këtë shkëmbim pasi nuk është i interesuar, dhe përveç shifrave të 40 milionë euro për kartonin e Onana, drejtuesit e Interit kanë kërkuar një mes Chalobah dhe Loftus-Cheek./ h.ll/abcnews.al