“Protesta”/Manastirliu: Hodhëm bazat e një bashkëpunimi! Stroni: Kërkesat tona u vlerësuan

schedule11:14 - 24 Shtator, 2020

schedule 11:14 - 24 Shtator, 2020

Pas përfundimit të takimit të mjekëve në Kryeministri, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu theksoi se nga java tjetër pritet të nisë tryeza e diskutimeve konkrete.

“Ura e komunikimit me mjekët është urë e konsoliduar. Mjekët, infermierët Ministrinë e Shëndetësisë e kanë e shtëpinë e tyre. Jemi duke punuar për të bërë më të mirën”, u shpreh Manastirliu.

Lexo edhe: Protesta nuk u lejua nga policia, mjekët dhe infermierët “mblidhen” në QSUT

Po ashtu mjeku Gent Stroni theksoi: Hodhëm bazat e para të një bashkëpunimi. Do të ketë tryeza të tjera me grupe bashkëpunimi. Ajo që është për tu vlerësuar është fakti, se 4-tër kërkesat tona nga pala qeveritare u panë të drejta dhe për këtë do të diskutojmë.

Lexo edhe: Paralajmëruan protestë, nis takimi i mjekëve në Kryeministri, e pranishme edhe Manastirliu

Gazetari i ABC News Maksi Rama raportoi se javën e ardhshme pritet të ulën në tryezë për të diskutuar për këto kërkesa.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!