Ministrat e Jashtëm të shteteve të BE-së kanë diskutuar me Kryeministrin Edi Rama gjatë një mëngjesi pune në Bruksel. Ky takim është iniciuar nga ministri i Jashtëm i Italisë, Maio, i cili tha se refuzimi i shteteve anëtare për të të hapur negociatat lidhet me reformat në vendet e Ballkanit.
Ministri i jashtem italian, Luigi di Maio: Hapja e negociatave shënon fillimin dhe jo përfundimin e rrugëtimit europain. Unë vizitiva Shkupin, Beogradin dhe Prishtinën për rinovimin e konsensusit për zgjerimin sepse e ardhmja e Ballkanit Perendimor është në BE. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë është në lojë: Integrimi i BP është çështje gjeopolitike dhe ndikon për paqen në Europë. Sa i përket negociatave, hezitimimi ka të bëjë me qendrimet reformatore në rajon.
Sakaq, ka reaguar edhe Komisioneri i Zgjerimit, i cili përmes një statusi në Twitter shprehet: Diskutim i mirë mbi përparimin e reformave dhe solidaritet të fortë me Shqipërinë pas tërmetit të nëntorit. /abcnews.al
Early morning discussion w Prime Minister of Albania @ediramaal and EU Foreign Ministers, organised by @luigidimaio. Good discussion on reform progress & strong solidarity with #Albania after November earthquake ahead of today’s international donors conference. #Together4Albania pic.twitter.com/qPIlNwUrer
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) February 17, 2020