Takimi i komunitetit politik Europian, Orban për luftën në Ukrainë: Hapi i parë drejt paqes është armëpushimi!

schedule18:52 - 7 Nëntor, 2024

schedule 18:52 - 7 Nëntor, 2024

Kryeministri hungarez Viktor Orban në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama u pyet lidhur me fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA si edhe luftën në Ukrainë.

“Presidenti i sapozgjedhur i SHBA ka gjëra më të mëdha për të bërë se sa të merret me ne. Megjithatë jemi në listën e tij. Por nuk duhet të përziejmë marrëdhëniet shtetërore dhe personale. Por është mundësi e jashtëzakonshme për Hungarinë që të jetë në partneritet dhe aleancë me SHBA dhe do doja t’i vija kapak kësaj ideje të marrëdhënies time personale me të. Por më lini të them që donin ta burgosnin, deshën ta vrisnin por sot është zgjedhur President.

I pyetur lidhur me luftën ruse në Ukrainë, dhe qëndrimin e tij, kryeministri hungarez tha se është pro vendosjes së një armëpushimi, duke nënvizuar se është shumë e rëndësishme që dy vendet të ndalin luftimet me njëra –tjetrën.

“Unë argumentoj pro vendosjes së një armëpushimi , por fillimisht të ndalen së vrarë njeri tjetrin. Hapi i parë drejt paqes është armëpushimi, më pas të diskutojmë për paqen afatgjatë që do të kërkojë kohë, por së pari duhet armëpushimi”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!