I dërguari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell pak para takimit në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se Kosova dhe Serbia meritojnë normalizim të ekonomisë si shansë për të krijuar një ekonomi që sjellë përfitim.
Grenell përmes një postimi në Twitter, shkruan se është i fokusuar tek njerëzit e rinjë që duan punë dhe karrierë dhe për këtë do të shtyejë përpara agjendën ekonomike duke lënë anash politikën.
“Njerëzit e Kosovës dhe Serbisë meritojnë normalizim të ekonomisë dhe shanse për të krijuar një ekonomi që sjellë përfitim. Sot jam i fokusuar tek njerëzit e rinjë që duan karrierë, një punë të mirë dhe lidhje me perëndimin. Ju kam dëgjuar dhe do ta shtyejë përpara këtë agjendë. Le ta lëmë politikën anash”, shkruan Grenell.
Ndërkohë të premten pritet që të zhvillohet takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë me ftesë të Këshilltarit për Siguri Kombëtare të presidentit Trump, Robert O’Brien. Dy palët pritet të flasin për tema ekonomike ndërkaq nuk është përjashtuar edhe diskutimi për tema politike mes dy shteteve.
Në këtë takim delegacioni Kosovar përfaqësohet nga kryeministri Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj-Halimi, koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni dhe ministrat, Selim Selimi, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Arban Abrashi, ndërsa nga delegacioni serb janë katër përfaqësues nën drejtimin e presidentit Vuçiç. e.s./abcnews.al