Takimet familjare, Manja vendos lehtësimin e masave anti-covid në burgje

schedule14:22 - 8 Mars, 2022

schedule 14:22 - 8 Mars, 2022

Pas dy vitesh pandemi, janë lehtësuar masat ati-covid sa i përket takimeve me familjarët në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Nisur nga numrat në ulje dhe niveli i lartë i imunizimit, përvojës së fituar dhe situatës aktuale në një kohë kur në asnjë IEVP nuk ka të prekur, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka propozuar Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja lehtësimin e kufizimeve për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Mes propozimeve të miratuara nga Ministri i Drejtësisë janë edhe: Për gratë që po vuajnë dënimin dhe të miturit lejohen katër takime në muaj.

Për të burgosurit e martuar, apo që bashkëjetojnë sipas Kodit të Familjes lejohet një takim i zgjatur në muaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!